Ish-deputeti Danush Ademi nga Unioni Republikan i Ashkalinjëve në Ferizaj, njëherësh kandidati për asamble komunale, është sulmuar në ditën e zgjedhjeve në fshatin Dubravë të Ferizajt.

Policia ka njoftuar se Ademi është sulmuar pas një mosmarrëveshjeje verbale.

“Me datën 12.10.2025, rreth orës 16:30 Fshati Dubravë, Komuna e Ferizajt Policia në Ferizaj ka shoqëruar në stacionin policor personin e dyshuar, mashkull kosovar, pasi i njëjti dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje verbale, ka sulmuar personin tjetër, ankuesin – mashkull kosovar”, ka thënë për KOHËN, zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Kanun Veseli.

Me urdhër të prokurorit të rastit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është cilësuar si “sulm”.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com