Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal kundër L.Q. (26) nga rajoni i Gostivarit, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “ndjekje”.
Sipas hetimeve, i akuzuari ka ndjekur dhe ngacmuar një grua nga i njëjti rajon, me të cilën më parë kishte qenë në një lidhje.
Rasti është dokumentuar dhe materialet përkatëse janë dorëzuar në prokurorinë kompetente, ndërsa hetimet për detaje të tjera vazhdojnë.TS