Sektori për Punë të Brendshme Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër L.S. (52) nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “përpunimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i paautorizuar i armëve ose materieve shpërthyese”.

Sipas policisë, më 05.09.2025, gjatë një bastisjeje të kryer në shtëpinë e të denoncuarit, janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, dy krehra për pistoletën dhe disa fishekë.

Materialet e rastit janë dorëzuar në Prokurorinë kompetente për procedurë të mëtejshme.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume