Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për Komunën e Tearcës, Nazim Taipi, bashkë me bartësin e listës për Këshillin Komunal, Zemri Idrizi, kanë bërë të ditur se parandalimi dhe kujdesi i hershëm shëndetësor do të jenë ndër prioritetet kryesore të komunës informon Tetovasot.

Në këtë drejtim, Komuna e Tearcës do të ndajë një fond të veçantë për mbështetjen e grave në kontrolle mjekësore dhe mamografi, me qëllim që çdo grua të ketë qasje të rregullt dhe falas në shërbime parandaluese.

“Shëndeti i grave është shëndeti i familjes dhe i komunitetit. Me Tearcën në zemër, do të punojmë për një shëndetësi më të zhvilluar dhe një komunë progresive”, deklaroi Taipi.

#MeTearcën❤️ #BashkëPërShëndetësi #AKI #NazimTaipi #ZemriIdrizi

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com