Detaje të reja janë zbardhur lidhur me kontrollet e befasishme të zhvilluara këtë të shtunë në burgun e Durrësit. Policia bën me dije se nga kontrollet janë gjetur 5 telefona iPhone.

Telefonat dyshohet se u përkasin të dënuarve Flamur Kapri, Aldo Prifti dhe Vladimir Ibrushi. Më tej bëhet me dije se telefonat janë gjetur të fshehur në dyer e dusheve në katin e tretë të Godinës “A”. Kontrollet në ambientet e burgut po vijojnë për gjetjen e sendeve të tjera të ndaluara.

“Në orët e mëngjesit të sotëm, forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë zhvilluar një kontroll të befasishëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës.

Gjatë kontrollit janë gjetur pesë aparate telefoni celular të markës iPhone, të cilat përbëjnë sende të ndaluara në ambientet e institucionit. Sendet janë gjetur të fshehura në dyert e dusheve (ambient i përbashkët), në Godinën “A”, kati i tretë, Sektori 1.

Dyshohet se këto telefona i përkisnin të dënuarve me inicialet F. K., A. P. dhe V. I. Në lidhje me rastin, po vijon puna hetimore për identifikimin e plotë të personave përgjegjës dhe mënyrën se si janë futur sendet e ndaluara në institucion”, thuhet në njoftim.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com