Një person 32-vjeçar nga një fshat i Gostivarit është privuar nga liria pas denoncimit të bashkëshortes së tij 27-vjeçare, raporton Tetovasot. Sipas policisë, për një periudhë të gjatë kohore ai ka ushtruar maltretim psikologjik ndaj saj.

Më 13 janar, rreth orës 22:00, në shtëpinë e tyre dhe në prani të dy fëmijëve të mitur, ai e ka kërcënuar bashkëshorten me një mjet të mprehtë. I dyshuari është ndaluar në stacion policor për procedurë të mëtejshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume