Kadri Kryeziu ka kritikuar ashëpr kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku për qëndrimet e tij politike dhe refuzimin të bashkëpunojë me partitë e tjera shqiptare.
Ai në një postim në Facebook tha se Abdixhiku po bën kalkulime personale dhe jo në të mirë të vendit.
“Vetëm Lumiri kalkulon, sepse vendimmarrja patriotike nuk përkon me agjendën e tij ideologjike si ushtar i Sorosit”, shkroi ai.
Shkrimi i plotë
Testi i karakterit politik ka nisur.
Nëse doni ta shihni si duket një kalkulant që e do veten më shumë se atdheun — shikoni veprimet e Lumir Abdixhikut në 10 ditët e ardhshme.
PDK, AAK, madje edhe NISMA, i kanë thënë PO një qeverie të udhëhequr nga Bedri Hamza.
Vetëm Lumiri kalkulon, sepse vendimmarrja patriotike nuk përkon me agjendën e tij ideologjike si ushtar i Sorosit.
Nuk do me Albinin, nuk do me Bedriun — çka do ky njeri?