M-NAV: Gjykata Civile në Shkup ndaloi grevën e kontrollorëve të trafikut ajror të paralajmëruar për 20 dhe 24 tetor

Kompania shtetërore përgjegjëse për kontrollin ajror – M-NAV ShA Shkup njoftoi se Gjykata Themelore Civile e Shkupit sot nxori vendim me të cilin ndalohet greva e paralajmëruar e kontrollorëve të trafikut ajror.
Urdhri gjyqësor, për të cilin informon M-NAV, vjen pasi Sindikata Profesionale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror (SSKLM) riaktivizoi vendimin për grevë, duke njoftuar se më 20 dhe 24 tetor, hapësira ajrore maqedonase do të jetë plotësisht e mbyllur për trafik ajror.
Arsyeja, siç thuhet nga Sindikata, është mospërmbushja e premtimeve të dhëna nga menaxhmenti dhe situata shqetësuese në kompani.
“M-NAV SHA Shkup njofton publikun se Gjykata Themelore Civile e Shkupit më 16.10.2025 nxori vendim me të cilin miratohet propozimi i M-NAV SHA Shkup për të vendosur masë të përkohshme – NDALIM të grevës së paralajmëruar nga Sindikata Profesionale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror SSKL – degë e Sindikatës së Pavarur të Punonjësve të Transportit dhe Komunikacionit të RMV Shkup”, thuhet në deklaratën e M-NAV.
Gjykata, siç shtojnë ata, përcaktoi se greva e paralajmëruar është në kundërshtim me dispozitat ligjore, sepse nuk është zbatuar procedurë për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve kolektive dhe se greva nuk rrjedh nga kërkesat specifike të punësimit.
Bordi Drejtues i M-NAV thotë se mirëpret vendimin e Gjykatës Themelore Civile të Shkupit dhe thekson, siç shtojnë ata, vendosmërinë e tyre për të respektuar sundimin e ligjit, për të siguruar vazhdimisht sigurinë dhe funksionimin e qetë të trafikut ajror në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Sindikata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror (SSKLM) njoftoi grevën më 4 tetor, duke akuzuar menaxhmentin e M-NAV për bllokimin e qëllimshëm të vendimeve kyçe të personelit dhe se sistemi është në prag të kolapsit.
Sindikata theksoi në atë kohë se 20 tetori ishte zgjedhur qëllimisht si data për fillimin e grevës – një ditë pas zgjedhjeve lokale – në mënyrë që menaxhmenti të mos mund ta paraqiste atë si të motivuar politikisht.
Disa ditë më vonë, më 9 tetor, menaxhmenti i M-NAV lësho njoftim, duke deklaruar se puna e kontrollit të trafikut ajror nuk duhet dhe nuk mund të ndalet në asnjë rrethanë për shkak të rrezikut për sigurinë e të gjithë qytetarëve.
Menaxhmenti i kompanisë shtetërore tha se ata e njohin të drejtën e sindikatave për të organizuar një grevë si pjesë e luftës për përmirësimin e të drejtave të punëtorëve, por shtoi se në një institucion të tillë sigurie, ajo duhet të organizohet në një mënyrë të tillë që të angazhohet një numër i mjaftueshëm kontrollorësh të trafikut ajror dhe punonjës të tjerë.
“Asnjë aktivitet i sindikatave ose i ndonjë subjekti tjetër nuk duhet të çojë në rrezikimin e jetës ose infrastrukturës”, u tha në reagimin e M-NAV.
Prandaj, ata deklaruan se mbeten të hapur për dialog social konstruktiv me përfaqësuesit e sindikatave dhe se janë të gatshëm të shqyrtojnë “kërkesa reale dhe objektive për çështje të personelit dhe organizimit”.
Institucioni njoftoi më pas se do të merrte të gjitha masat e nevojshme për funksionimin e