Kandidati i VLEN Izet Mexhitit në tubimin kryesor të VLEN-it në Çair tha se për ata flet puna në çdo skaj të Çairit që po bëhet.

“Sonte në përmbyllje të kësaj fushate në Çairi jam këtu që t’ju them se kjo betejë ka kaluar dimensionet e një gare të një komune të rëndomtë të Shkupit. Kundërshtarët tanë deshën të na sfidojnë në Çair, të na mundin në Çair, dhe kërkuan mejdan politik në Çair, duke menduar se do të ikim, ndonëse kishim plotë djem e vajza që mund ta bënin këtë betejë me sukses, ashtu si gjithmonë e pranova këtë sfidë dhe kërkova nga shokët e VLEN-it që unë të garojë vet. Deshta që nderin e Çairit, ta marr përsipër vet dhe t;ju japim leksion të gjithëve se Çairi nuk është trampolinë për të shpëtuar karrierat të politikanëve të konsumuar të Zajazit. Çairi nuk është trampolinë as për të kthyer në pushtet ata që sot vajtojnë në opozitë dhe që mendonin se duke fituar në Çair do të kthehen në Qeveri”, deklaroi Mexhiti.

Ai tha se më 19 tetor disa nga ata do t’i dërgojnë në pension politik ndërsa disa në histori.

“Fitorja jonë në Çair ka të bëj me nderin e Çairi, ngase unë nuk jam në garë me Buajrin por me Ali Ahmetin e Zajazit”, u shpreh Mexhiti.
Mexhiti, tha se është kthyer për të garuar në Çair për ta bërë atë një vend të ëndërruar.

“Qeveri VLEN ka orientuar rreth 100 milionë euro investime, që Çairin nga periferi të qytetit ta kthejmë në epiqendër të tij”, shtoi Mexhiti.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com