Shkup, 15 tetor 2025 – Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të
Komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka prezantuar fushën e re të
basketbollit të ndërtuar në lagjen Gazi Babë, duke e cilësuar këtë
projekt si një hap konkret për zhvillimin e rinisë dhe nxitjen e
aktiviteteve sportive në komunitet.

“Fusha e re e basketbollit që sapo kemi ndërtuar, do t’jetë vendi ku
fëmijët tanë do të rriten me frymën e garës, ekipit dhe suksesit. Këtu,
çdo kosh i shënuar është një hap drejt vetëbesimit, drejt ëndrrave që
nisin nga rrugicat tona dhe shkojnë deri te arenat e mëdha” theksoi
Mexhiti.

Ai theksoi se përmes këtyre investimeve në infrastrukturë sportive, po
krijohen hapësira që u japin jetë lagjeve dhe forcojnë ndjenjën e
komunitetit.

“Ne besojmë në rininë e Gazi Babës. Prandaj investojmë në infrastrukturë
sportive, në hapësira që i japin jetë lagjeve tona, në projekte që e
bëjnë lagjen më të fortë e më të bukur. Kjo është Gazi Baba, aktive, e
gjallë, me energji pozitive dhe me vizion për të ardhmen. Kjo është
politika jonë: të ndërtojmë, të zhvillojmë dhe t’i japim mundësi çdo
fëmije të rritet me dinjitet dhe pasion. Fusha e basketbollit është
vetëm fillimi. Fitorja e madhe është ajo e Çairit” potencoi kandidati i
VLEN-it, Izet Mexhiti.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com