Mickoski: Është rinovuar plotësisht reparti i Klinikës për Traumatologji. Unë i bashkohem asaj që e thanë drejtori dhe ministri

E shfrytëzoj këtë rast t’i falënderoj për mundësinë që sot të jemi këtu, t’i falënderoj punëtorët shëndetësorë që janë pjesë e kësaj klinike, të cilët kanë punuar dhe kanë pasur durim në kushte të cilat kanë qenë ashtu siç kanë qenë, të jem më i saktë – aspak kushte.
Ajo që ne planifikojmë ta bëjmë në shëndetësi pas përfundimit të zgjedhjeve lokale do të jenë reforma serioze dhe strukturore, sepse kam ndjesinë se çdo vit shpenzojmë rreth një miliard euro, por nuk e marrim atë që qytetarët dhe pacientët e meritojnë. Por gjithashtu edhe punëtorët shëndetësorë, sigurisht. Mendoj se ka shumë ndikime të jashtme dhe ato ndikime duhet të mbeten në të kaluarën nëse duam të kemi një sistem shëndetësor ku do të kemi punëtorë shëndetësorë dhe pacientë të kënaqur. Iniciativa të tilla janë gjithmonë të mirëpritura. I uroj suksese drejtorit, e falënderoj ministrin për mbështetjen dhe të gjithë njerëzit që janë të përfshirë dhe siç tha edhe drejtori, para dhe mbi të gjitha punëtorët shëndetësorë që kanë qenë pjesë e kësaj klinike dhe që në thelb kanë punuar në kushte që nuk kanë qenë të përshtatshme.
youtube.com/live/Po6SMeRRFWM?si=icAOQL99D8O02YRt