Sipas të gjtiha anketave, sipas mendimit publik, por edhe sipas qytetarëve dhe perceptimit, në përgjithësi, është e qartë se këto zgjehdje lokale VMRO-DPMNE dhe koalicioni Maqedonia Jote të jenë fitues të bindës. Këtë e dinë të gjithë, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, hristian Mickoski në tubimin e sotëm popullor në Saraj në kuadër të fushatës zgjehdore me slloganin “Zgjehdja e vërtetë! Me njeriun tënd! Për vendin tënd! Për të ardhmen tënde!” për zgjehdjet të cilat do të mbahen të dielën më 19 tetor.
Mickoski dërgoi porosi për dalje masive në zgjedhje të të gjithë votuesve më 19 tetor dhe të rrumbullakësohet numri 9 për listat e këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së dhe për kandidatët për kryetarë të komunave, si dhe për kandidatët nga koalicioni më i gjerë.
Nga Saraji, Mickoski foli edhe për partinë politike BDI, e cila, siç theksoi, 20, 22 vite ishte pjesë e strukturave të ndryshme qeveritare, ndërsa tani ndjehen jo natyrshëm në një pozitë tjetër kur janë në opozitë dhe e cila tërë fushatën, posaçërisht javën e parë ia kushtoi atij.
Mickoski shtoi se nuk ka pasë tubim të BDI-së ku nuk është përmendur dhe brohoritur emri i tij, për çka nuk ka mundur të besojë se e duan aq shumë apo ndërkaq ka qenë makth aq i madh për ata njerëz.
Ai u dha përgjigje edhe thirrjeve konkrete të BDI-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare, me ç’rast porositi edhe nëse eventualisht ka, pas fitores bindëse në zgjehdjet lokale, VMRO-DPMNE do të fitojë shumicë votash, e ndoshta edhe 61 deputetë.
“Paramendoni të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe paramendoni në ato zgjedhje të parakohshme parlamentare, ja BDI të ketë rezultat të mirë, sepse nga ana tjetër dihet se VMRO-DPMNE dhe koalicioni Maqedonia Jote, pas fitores së madhe në zgjedhjet lokale, në parlamentaret eventualisht do të fitonte shumicë të madhe votash, ndoshta 61 deputetë. Me kë do të bëjnë koalicion, si do ta votojnë Qeverinë time? Deri para 5-6 muajve nuk isha i mirë, Kristiani kështu, Kristiani ashtu, si do ta votojnë Qeverinë time, si do të jenë ministra të mij. Ja, unë e bëj këtë pyetje, nuk mund të shpikin tjetër, Ja, ne kemi 61, çfarë bëjmë atëherë? Apo do të harrojnë? Do të thonë kjo nuk vlen, tani do të riformatohemi siç bëmë[ ashtu 20 vite e më shumë, interesi ynë personal ta lëmë para së githash dhe do të funksionojmë sikur të mos ishte asgjë. Kjo nuk shkon kështu”, porositi kryetari i VMRO-DPMNE-së.