Kushtet e strehimit në Kinë janë përmirësuar ndjeshëm gjatë periudhës së Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025), me shitjet e ndërtesave të reja që arritën në rreth 5 miliardë metra katrorë sipërfaqe, deklaroi ministri i Strehimit dhe Zhvillimit Urban-Rural, Ni Hong, në një konferencë për shtyp të shtunën, shkruan “Xinhua”.
Gjatë kësaj periudhe, tha ministri, në Kinë janë ndërtuar banesa të ndryshme të subvencionuara nga qeveria, fshatra urbane të rizhvilluara dhe janë rinovuar shtëpi të vjetra e të rrënuara, duke arritur në mbi 11 milionë njësi, nga të cilat kanë përfituar mbi 30 milionë njerëz.
Industria e ndërtimit ka pasur vazhdimisht arritje të reja, me vlerën totale të prodhimit që shkoi në 32.7 trilionë juanë (rreth 4.6 trilionë dollarë amerikanë) në vitin 2024, dhe vlerën e shtuar që arriti në 9 trilionë juanë.
Niveli i modernizimit në industrinë e ndërtimit është përmirësuar gjithashtu ndjeshëm, vuri në dukje ministri Ni, duke përmendur si shembull vendet e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit.
“Tregu ekzistues i banesave vazhdon të zgjerohet, me 15 rajone në nivel province që raportojnë se transaksionet e banesave të përdorura kanë tejkaluar ato të shtëpive të reja”,- deklaroi Dong Jianguo, zëvendësministri i Strehimit dhe Zhvillimit Urban-Rural.
“Ne do të promovojmë ndërtimin e shtëpive cilësore që janë të sigurta, të rehatshme, miqësore me mjedisin dhe inteligjente, duke përmbushur vazhdimisht nevojat themelore dhe të përmirësuara të strehimit”,- theksoi ministri Ni.