Tetova është qytet i dy universiteteve, që ka dhënë dëshmorë për arsimin, por për fat të keq arsimi në shkollat e Tetovës është në gjendje të mjerueshme.
Në çdo fillim të vitit shkollor prindërit bien në hall se në cilën shkollë t’i dërgojnë fëmijët e tyre, të shqetësuar për cilësinë dhe sigurinë nëpër shkollat e Tetovës.
Emërimi i drejtorëve bëhet sipas përkatësisë partiake dhe interesave politike. Në Tetovë kemi shkolla ku 13 drejtorë janë ndryshuar brenda dy viteve. Kjo dukuri duhet të ndryshojë dhe drejtorët e shkollave të zgjidhen nga kolektivi i shkollës, sipas meritës dhe përvojës, dhe jo të vendosen në shtabet partiake.
Arsimtarët dhe drejtorët e shkollave nuk duhet t’i shohim nëpër tubime partiake. Të punësuarit me kontratë kushtëzohen me pjesëmarrje në aktivitete partiake për të siguruar vendin e punës! Në disa raste edhe nxënësit kushtëzohen për pjesëmarrje në tubime partiake në shkëmbim për përmirësim të notave dhe mungesave. Nga gjithë kjo më së shumti pësojnë nxënësit. Shumë familje shpërngulen në migrim vetëm për shkak të mungesës së perspektivës për fëmijët e tyre, kjo duket në numrin e zvogëluar të nxënësve nëpër shkolla në çdo vit shkollor.
Është koha që një herë e përgjithmonë t’i themi stop partizimit të arsimit në shkollat e Tetovës, t’ia kthejmë dinjitetin profesionit të mësuesit dhe t’i çlirojmë nxënësit nga kthetrat e partive politike.
Voto 144, që ta luftojmë partizimin e arsimit!
Mgid