Klan Kosova ka siguruar pamjet tronditëse të plagosjes në Pejë.

Në video, shihet teksa i dyshuari del nga një garazh apo parking nëntokësor, dhe me dy kallashnikovë gjuan në drejtim të veturës ku gjendeshin katër persona, dy prej të cilëve mbetën të plagosur pasditen e së premtes.

Klan Kosova po ashtu ka siguruar pamje të njërit nga të plagosurit, i cili në momentet kritike dukej se po kërkonte ndihmë në një barnatore të qytetit.

Për fat të mirë, Policia e Kosovës ka reaguar shpejt dhe ka neutralizuar për pak kohë të dyshuarin, i cili është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Sipas informacioneve të Policisë dhe Prokurorisë, të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor, derisa njëri prej tyre është ende në gjendje të rëndë. /klankosova.tv

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume