Ministria e Brendshme në Maqedoni do të përdorë gjithashtu dronë për të monitoruar zgjedhjet për ndërhyrje më të shpejtë në rast incidentesh.

Siç njoftojnë nga MPB, në përputhje me vlerësimet e bëra dhe planet e përcaktuara, në ditën e zgjedhjeve, oficerët e policisë do të jenë të pranishëm pranë qendrave të votimit dhe në pikat kyçe të trafikut, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe zbulimin në kohë të shkeljeve të mundshme të rendit dhe qetësisë publike.

“Siguria e qytetarëve do të garantohet me mjete standarde materiale dhe teknike, ekipe mobile dhe operacione në pika kontrolli, si dhe do të përdoret teknologji moderne – dronë për kontrollin ajror, me qëllim reagimin më të shpejtë dhe ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve të duhura në rast incidentesh”, njoftojnë nga MPB.

Ministria e Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe partive politike të kontribuojnë në një atmosferë paqësore dhe demokratike, të respektojnë udhëzimet e oficerëve të policisë dhe të përmbahen nga çdo aktivitet që mund të prishë procesin zgjedhor.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com