Në një atmosferë entuziaste dhe plot energji, sonte në Tearcë u mbajt tubimi qendror zgjedhor i kandidatit për kryetar komune, Nazim Taipi, në prani të kreut të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, dhe shumë qytetarëve të komunës informon Tetovasot.
“Me këtë pjesëmarrje ma keni bërë zemrën mal. Kjo është mbrëmja e madhe e bashkimit tonë dhe e shpresës për një jetë më të mirë,” – tha në fillim të fjalimit të tij Nazim Taipi, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e madhe që kanë treguar gjatë gjithë fushatës.
Ai theksoi se çdo premtim i dhënë do të bëhet realitet dhe se rezultatet do të ndihen që në ditët e para të mandatit të tij.
“Në çdo derë ku kemi trokitur kemi ndjerë besimin dhe shpresën e njerëzve për këtë vend. Ky besim nuk do të keqpërdoret kurrë. Kam premtuar një komunë që punon për të gjithë, pa dallim, dhe dera e komunës do të jetë gjithmonë e hapur për secilin qytetar,” deklaroi Taipi.
Kandidati i Aleancës për Shqiptarët foli për prioritetet kryesore të programit të tij:
Përmirësimin e arsimit dhe transformimin e shkollave në “tempuj të dijes dhe shpresës”,zhvillimin e infrastrukturës, mbështetjen e bujqve dhe afaristëve,ngritjen e sportit lokal me terrene të reja, si dhe sigurimin e ujit të pijshëm 24 orë për të gjithë banorët.
“Me punë dhe përkushtim do ta kthejmë besimin në institucione. Qytetari do të jetë në qendër të vendimmarrjes dhe udhëheqja ime do të jetë e hapur, transparente dhe e ndershme,” shtoi ai.
Taipi vlerësoi gjithashtu rolin e diasporës, duke e cilësuar si një forcë të madhe që kontribuon në zhvillimin e Tearcës dhe të gjithë vendit.
Në përmbyllje, ai theksoi se me 19 tetor nuk fiton individi, por fiton Komuna e Tearcës.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com