“Paramilitarët e (de)maskuar” – Mat zbulon me prova ekskluzive fytyrat e vërteta të agresorëve të Banjskës (VIDEO)

Një formacion terroristësh, i mbështetur nga Beogradi, mësyu herët në mëngjesin e 24 shtatorit të 2023-ës, aneksimin e veriut të Kosovës.
Të mbështetur nga pushtetit i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq ata u barrikaduan në Banjskë të Zveçanit.
Terroristëve po u printe kumbara i Zvonko Veselinoviq dhe koka e krimit në veri të Kosovës, Milan Radoiçiq.
Por, si arriti ai ta mbledh një grup kaq të madh njerëzit për të sulmuar policinë në Basnjkë?
Ku i gjeti dhe cilët ishin paramilitarët e tij?
Kush nga ta vinte nga veriu i Kosovës, e kush nga Serbia?
A ishin Mami dhe Gani kriminelë e terroristët më të këqinj të këtij grupi?
Sa prej tyre që i shpëtuan Banjskës po e mbrojnë Vuçiqin nga studentët protestues nëpër Serbi?
Për herë të parë, MAT zbulon me fotografi, video dhe prova ekskluzive fytyrat e vërteta të agresorëve të 24 shtatorit, sulmi të suportuar nga Beogradi, ku u vra heroikisht rreshteri Afrim Bunjaku, duke mbrojtur flamurin dhe shtetin e Kosovës.
“PARAMILITARËT E (DE)MASKUAR”
Një dokumentar që zbulon të vërtetën e sulmit në Banjskë, demaskon terroristët e Vuçiqit dhe nderon trimërinë e policëve kosovarë.