Më 08.10.2025, rreth orës 19:00, në SPB Tetovë, personat B.B. (33) dhe S.B. (31) nga Tetova kanë raportuar një rast dhune ndaj vajzës së tyre të mitur.

Sipas kallëzimit, rreth orës 13:00, pas një grindjeje paraprake mes vajzës së tyre dhe një shoqeje të klasës, ka ndodhur edhe një përleshje fizike, pas së cilës nëna e vajzës tjetër ka sulmuar fizikisht të miturën.

Në rast janë përfshirë zyrtarë nga Qendra për Punë Sociale Tetovë, ndërsa policia po ndërmerr masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume