Në karikaturën e poshtme është paraqitur një nga liderët vredist që po përpiqet të ngjitet përpjetzës për ta sjell ndryshimin në “državën Severnistan”.

Përpjetëza e vështirë po aq e rëndë sa guri i Sizifit, po paraqitet para militantëve vredistë se ata e kanë seriozisht çështjen e ndryshimit jo vetëm në nivel lokal por edhe në atë qendror.
Megjithatë, ata dështuan me ligjin për përfaqësim adekuat, kur despoti Micko ia dogji në dorë letrat pa vlerë se nuk ka përfasqësim adekuat mbi baza etnike por vetëm profesional dhe sipas meritës!

Kjo nuk ishte dacka e parë që vredistët kanë marrë nga kryekomiti Micko, por që nga fillimi në qeverinë e koalicionit kur ia preu me sëpatë të madhe zotimin e madh për ndryshimet kushtetuese dhe rrugëtimin e procesit të integrimit Europian.

Përpëlitjet e vredistëve për ndryshim para militantëve dhe para shqiptarëve janë fund e krye demagogji, të cilët nuk kanë këllqe as guxim t’i thonë despotit Micko :- Ndal revanshizmit dhe antishqiptarizmit ndaj gjuhës dhe identitetit kombëtar shqiptar, pasi ne nuk do t’i vëmë interesat partiake para interesave kombëtare dhe se jemi të gatshëm të dalim nga qeveria despotike po për ato arsye që jemi zotuar që nga dita e parë !

Babëzitja dhe ladutëria për para dhe për një çik pushtet i ka transformuar vredistët në “shfalerka të përdala” të pallatit të bardhë, ku despoti loz me “šumadijsko kolo” sa herë i do qejfi.

Ndaj, ndryshimi i shumëpërfolur nga VREDI për dinjitet shqiptar dhe për barazi mes shqiptarëve dhe maqedonëve, ngeli një dëshirë në tentativë!

Medai Shaholli

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com