Sllovakia është në anën e Maqedonisë së Veriut sa i përket procesit integrues. Kjo është porosia e presidentit sllovak Peter Pelegrini gjatë vizitës zyrtare në Shkup, ku me nderime të larta shtetërore u prit nga presidentja e vendit Gordana Siljanovska Davkova. Pelegrini dërgoi tone të ashpra për Bashkimin Evropian rreth bllokimit të rrugës eurointegruese të Maqedonisë.

“BE rrezikon me këtë proces. Ne si Sllovaki jemi në anën tuaj dhe do të ju mbështesim në të gjitha mënyrat e mundshme sepse besojmë që ardhmëria e BE-së është te zgjerimi, ndërsa pjesë e gjithë asaj është edhe siguria, sidomos në këtë rajon dhe jam i bindur se keni vend të fortë në BE. Integrimi i vendit në BE nuk duhet të keqpërdoret me konteste të këtilla politike. Pajtohem me deklarimin që procesi integrues i vendit tuaj duhet të bazohet vetëm në plotësimin e kritereve dhe asnjë vend nuk duhet ta keqpërdor atë, vetëm që të mund të merret me çështjet e saja dhe me këtë ta ngadalësoj procesin e anëtarësimit, që është thuajse një lloj shantazhi”, deklaroi Peter Pelegrini, president i Sllovakisë.

Siljanovska ritheksoi qëndrimin zyrtar të vendit që procesi integrues të bazohet në merita dhe të mos lejohet të krijohet vakum politik për të ndikuar shtete të tjera.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com