Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka shtruar sonte darkë për liderët të cilët kanë qenë pjesë e Samitit të Paqes në Paris.
Presidenti francez, sipas videos së publikuar nga Edi Rama, shihet që ka dalë në oborr për ta pritur kryeministrin shqiptar dhe zonjën e tij, ndonëse ka qenë duke rënë shi. Macron dhe Rama shihen në një raport jashtëzakonisht të mirë.
Në këtë darke po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, bashkë me gruan e tij Ritën.
Mgid