Më datë 29.10.2025 në SPB Tetovë nga Spitali Klinik Tetovë është denoncuar se një ekip i Ndihmës së Shpejtë ka marrë një denoncim nga një objekt hotelierik në Tetovë se njërit nga mysafirët që po qëndronte ulur në njërën nga tavolinat ishte ndjerë keq, ndërsa kur kanë arritur në objekt, mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen e personit. Është konstatuar se bëhet fjalë për personin Q.M. (61) nga fshati Sllatinë. Një ekip i SPB Tetovë dhe prokurori publik kanë kryer inspektim në vendin e ngjarjes, me urdhër të të cilit trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume