Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, sonte në emisionin “Debat në SHENJA” u shpreh për një situatë ku kundërkandidatit të tij iu ndërpre fjalimi nga kryeministri Hristijan Mickoski.

Rexhepi theksoi se qytetarët e Tetovës nuk do të pranojnë asnjë lloj nënçmimi, qoftë nga pushteti apo aktorë të tjerë politikë.

“Gjatë takimeve me qytetarët, kërkesa kryesore që kam dëgjuar është që të mos lejohet nënçmimi. Kjo është krenaria jonë dhe asnjëherë nuk do ta lejojmë një gjë të tillë,” tha ai.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume