Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar vetëm me votat e mazhorancës kërkesën e deputetëve të opozitës për shkarkimin e kreut të parlamentit, Niko Peleshi.

79 deputetë votuan kundër kërkesës, 10 votuan pro dhe nuk kishte asnjë abstenim, raporton A2CNN.

36 deputetë të opozitës kishin kërkuar shkarkimin e Peleshit për shkelje të rënda të rregullores dhe Kushtetutës.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume