Gjykata Themelore Penale në Shkup e pranoi propozimin e Prokurorisë Themelore Publike në Shkup dhe caktoi masë paraburgimi prej 30-të ditësh për dy udhëheqës nga NP “Higjiena Komunale”-Shkup, për shkak të dyshimit bazë për vepër penale “Rrezikim të mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina”, nga neni 230 paragrafi 1 i kodit Penal.

Paraburgimi është shqiptuar për Sabahudin Rustemi, u.d. drejtor i ndërmarrjes dhe Haki Saiti, udhëheqës për mbeturina, për shkak të rrezikut nga ndikimi ndaj dëshmitarëve dhe mundësisë për përsëritjen e veprës.

Sipas prokurorisë, të dyshuarit kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për menaxhim me mbeturinat dhe obligimet nga Programi operativ për mbledhje dhe transportim të mbeturinave komunale, që rezultoi me krijimin e deponive të vogla të sipërfaqeve publike dhe të komunikacionit në Shkup.

Inspektimet e jashtëzakonshme dhe mendimet e ekspertëve nga Instituti i Shëndetit Publik konfirmuan se ky menaxhim i mbeturinave shkaktoi dëme në tokë, ajër dhe ujë, me një rrezik potencial për shëndetin e qytetarëve.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com