Më 24.10.2025, në orën 14:12, në Vendkalimin Kufitar të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, nëpunës policorë privuan nga liria M.N. (45) nga Republika e Serbisë. Kontrolli kufitar dhe verifikimet treguan se ai kërkohej me urdhër arresti ndërkombëtar nga Interpoli i Serbisë.

Personi iu dorëzua punonjësve të Stacionit Policor të Kisella Vodës për procedura të mëtejshme ligjore.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume