Më 28 tetor 2025, në SPB Shkup, një grua 28-vjeçare nga Kumanova ka denoncuar se është mashtruar nga një punonjës i një agjencie turistike në Shkup, duke humbur 2,000 euro.

Sipas denoncimit, më fundin e shkurtit 2025, ajo ka paguar për një udhëtim, me kërkesën e punonjësit që pagesa të bëhej menjëherë në dorë, ndërsa dokumentet dhe llogaria për pagesën do t’i dorëzoheshin më vonë. Gruaja ka tentuar disa herë të kontaktojë personin, por ai nuk i ka siguruar dokumentet e udhëtimit dhe nuk i ka kthyer paratë.

Policia ka njoftuar se po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit dhe hetimin e mashtrimit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume