Një shtetas palestinez është arrestuar të mërkurën në Lipjan, nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, transmeton Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas Palestinez, pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes se tij viktimës femër shtetase Palestineze. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e organeve të rendit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com