Njësia për Punë të Brendshme në Prilep ka ngritur kallëzim penal kundër K.T. (50) nga Prilepi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë”.
Sipas MPB-së, ngjarja ka ndodhur më 19 shtator 2025 në qytetin e Prilepit, kur i denoncuari ka sulmuar fizikisht një nëpunës policor gjatë ushtrimit të detyrave të tij zyrtare.
Rasti është dokumentuar dhe kallëzimi penal është dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike në Prilep për procedura të mëtejshme ligjore.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com