Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka zhvilluar sot një takim të frytshëm me znj. Mitra Jalali, Këshilltare e Lartë pranë Komisioneres së Lartë të OSBE-së.

Në këtë takim, Taravari ka theksuar se Maqedonia e Veriut mund të ecë drejt Bashkimit Evropian vetëm nëse trajton shqiptarët si partnerë të barabartë dhe respekton vullnetin e tyre politik.

“Rruga drejt Bashkimit Evropian nuk mund të parafytyrohet pa shqiptarët. Ata janë forca përcaktuese dhe shtytëse e çdo procesi demokratik dhe evropian në Maqedoninë e Veriut”, ka deklaruar ai.

Taravari ka theksuar nevojën për zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike, si provë e pjekurisë politike dhe respektit ndaj qytetarëve.
Sipas tij, Aleanca për Shqiptarët mbetet garancia e barazisë, drejtësisë dhe shpresës për një të ardhme evropiane.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume