Këto ditë në Saraj, gjatë një kontrolli policia e pushtetit dhe e Toshkovskit, ka përdorur dhunë ndaj të rinjëve shqiptarë vetëm se janë shqiptarë, ku janë argëtuar me ta për disa minuta si në ndonjë ring boksi.

Kjo është policia që nuk e duam, që është rikthyer në identitet nga koha e vetëqeverisjes jugosllave dhe e demonkraturës së Ferçkovskit, e komitëve dhe gjithë aparatit represiv shtetëror, ku për fat të keq ka patur dhe ka zëvendësa shqiptarë të përfshirë në këto fushata policore kundër shqiptarëve që kanë deklaruar se aksioni është kryer me sukses si Rafet Elmazi me rastin e Brodecit, apo si ky i sotmi Atrit Iseni, që deklaron se hetimet vazhdojnë.

Por, qëllimi i këtyre fushatave ndëshkuese policore është i qartë: T’i bëjnë “terbjet” shqiptarët përmes dhunës policore sa herë që u teket se nuk janë mjaftueshëm të nënshtruar shqiptarët.

Raste të përdhosjes së simboleve kombëtare të shqiptarëve kanë ndodhur si në Struge dhe në Kumanovë, ku zëvendës ministri Hiseni, një leshko nga VREDI, ka mjaftuar të thotë se hetimet vazhdojnë dhe se nëse konstatohen shkelje do të ketë përgjegjësi.
Por, përkundrazi, policia që perdhosi flamurin shqiptar në vend të ndëshkimit u ngrit në detyrë!
Me kaq, rastet e përdhosjes së flamurit shqiptar janë mbyllur.

Në kulmin e kësaj fushate policore ndaj të rinjëve shqiptarë, anëtarja e koalicionit qeverisës VREDI, hesht dhe nuk bëzan nga frika e prishjes së krushqisë mes komitëve dhe shfalerkave vrediste.
Për këtë krushqi mes komitëve dhe vlenushkave u shpreh vetë kryekomiti Micko kur tha se me VREDI-n janë shumë të afërt, më shumë se miq.

Ky prononcim i premierit Micko që flet me superlativa për vlenushkat e stanit të tij tregon qartë se VREDI është degë e VMRO-së dhe nuk përfaqëson shqiptarët në bordrllon qeveritare, por interesat e komitëve dhe ato klanore.

Ndaj, hqiptarët nuk duhet të heshtin për këto fushata policore kundër të rinjëve shqiptarë, por të protestojnë para zyrave të komitit Toshkovski dhe leshkos Iseni, se shqiptarët nuk janë jetimë që t’i zhdëpin të rinjtë shqiptarë në lagjet e tyre sikur të ishin kriminelë dhe narkomanë.

Dalja me flamuj vetëm për 28 nëntor nëpër rrugë dhe sheshe nuk mjafton, por edhe sot kur të rinjtë shqiptarë dhunohen nga policët komitë, dalja në protesta kundër dhunës policore do ishte një përgjigje dhëmb për dhëmb në mbrojtje të integritetit dhe ruajtjes së dinjitetit kombëtar në trojet tona!

A ishte ky ndryshimi që solli VREDI?

Medai Shaholli

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume