Aktorja e njohur Teri Hatcher, e cila fitoi famë ndërkombëtare me rolin e Susan Mayer në serialin e suksesshëm “Desperate Housewives”, ka ndarë me publikun detaje të papritura nga përvoja e saj e parë seksuale.

Në podcastin e saj “Desperately Devoted”, 60-vjeçarja rrëfeu se si si adoleshente nuk ishte aspak e përgatitur për të humbur virgjërinë, ndërsa gjithçka ndodhi në një vend mjaft të pazakontë.

Gjatë bisedës me vajzën e saj Emerson Tenney dhe bashkë-prezantuesen Andrea Bowen, Hatcher u rikthye në një moment kyç të rinisë së saj: “Nuk dija çfarë ishte një prezervativ. Mendoj se herën e parë që isha gati të kisha marrëdhënie, isha në shtëpinë e prindërve të mi, në krevatin e tyre me ujë”.

Edhe pse kishte ndjekur mësime të edukatës seksuale në shkollë, ajo pranoi se askush nuk i kishte shpjeguar si dukej apo si përdorej një prezervativ. Kjo e shtyu ta kërkonte diçka të ngjashme në sirtarët e prindërve të saj, një kujtim që sot e sjell me humor.

“Kërkoja nëpër sirtarët e tyre për të parë nëse gjeja ndonjë gjë. Deri më sot, nuk ia kisha treguar askujt këtë histori”, – kujtoi ajo. “Gjeta një send të bardhë, pothuajse si një flaster, por më i trashë. Ishte diku 7 deri në 10 centimetra i gjatë dhe i mbështjellë në plastikë”.

Aktorja shtoi se edhe sot nuk e di me siguri se çfarë ishte ajo gjë, por në atë kohë kishte menduar se përdorej për të mbuluar majën e organit mashkullor për të parandaluar shtatzëninë.

Gjiganti turk në probleme të mëdha financiare, borxhi arrin gati 600 milionë euro
Ligat tjera
Gjiganti turk në probleme të mëdha financiare, borxhi arrin gati 600 milionë euro

“Kaq e pafajshme dhe e painformuar isha atëherë”, – tha ajo me të qeshur.

Në fund, Hatcher pranoi se nuk e përdori objektin misterioz dhe se nuk është e sigurt nëse partneri i saj atëherë kishte mbrojtje apo jo.

Duke reflektuar mbi të kaluarën, ajo tha me sinqeritet: “Gjithçka që di është se jam me fat që dola gjallë nga ajo përvojë. Jam me fat që jam sot këtu për të folur për të. Nëse do të shikonim historinë time seksuale, ajo është plot me gabime”.

Ndërkohë, vajza e saj Emerson tregoi se ishte rritur në një familje që fliste hapur për këto tema.

“Jam rritur në një shtëpi me një qasje pozitive ndaj seksualitetit. Për gjithçka flitej pa ndjenja turpi” – shtoi ajo.

Kështu, duket se Hatcher ka përdorur përvojat e saj të hershme për të edukuar vajzën në një mënyrë shumë më të hapur dhe të shëndetshme.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com