Gara për komunën e Tetovës është më shumë se një përballje elektorale – është një test për
dinjitetin shqiptar dhe të ardhmen e qytetit
Arben LLALLA
Më 19 tetor, qytetarët e Tetovës, ashtu si në të gjithë Maqedoninë e Veriut do të votojnë për
kryetarët e komunave. Në letër, është një proces demokratik; në thelb, një përballje për dinjitet.
Në njërën anë qëndron Bajram Rexhepi, nënkryetar i BDI-së i mbështetur nga AKI, dhe në
tjetrën Bilall Kasami, kryetari i Lëvizjes Besa, i përkrahur nga Vlen dhe VMRO-DPMNE.
Tetova sot ndodhet përballë një zgjedhjeje të madhe: midis krenarisë shqiptare dhe nënçmimit
politik. Një garë për dinjitetin shqiptar.
Zgjedhjet e këtij tetori nuk janë vetëm për pushtet lokal, por për drejtimin që do të marrë faktori
shqiptar në Tetovë.
Ndërsa AKI paraqet një vizion të qartë për zhvillim, bashkëpunim dhe forcim të vetëqeverisjes
lokale, përballë qëndron një kandidaturë që sipas shumë burimeve është i gatshëm të lëshojë
terren politik ndaj forcave maqedonase për përfitime momentale.
Raportet nga burime konfidenciale flasin për mundësinë që Kasami t’i dorëzojë VMRO-
DPMNE-së pozicione kyçe në komunë – si kryetarin e Këshillit dhe rreth 40% të drejtorive.
Në një qytet ku mbi 90% e banorëve janë shqiptarë, një aleancë e tillë e pakuptimtë përfaqëson
një nënçmim historik ndaj sakrificës së shqiptarëve të Tetovës – qytetit të Universitetit të
Tetovës, të arsimit shqip dhe të luftëtarëve të lirisë.
Bajram Rexhepi është inxhinier nga Malësia e Tetovës, intelektual i qetë por i vendosur,
biznesmen dhe familjar i përkushtuar.
Në krye të kompanisë shtetërore për resurset energjetike, ai realizoi me sukses projektin e
gasifikimit të shtetit, një ndër më të mëdhenjtë në rajon, pa asnjë skandal apo aferë korruptive.
Kjo përvojë e ka pozicionuar si një menaxher të provuar dhe njeri të punës, që e njeh shtetin dhe
administratën në detaj.
Për Tetovën, fitorja e Bajram Rexhepit do të thotë stabilitet, zhvillim dhe përfaqësim dinjitoz –
një qytetar që punon me rezultate, jo me zhurmë politike.
Katër vite më parë, Bilall Kasami u prezantua si “kryetar i popullit”.
Premtoi shumë: ujë 24 orë, zhvillim, investime e transparencë.
Por sot, realiteti në Tetovë është krejt tjetër:
Mungesë e ujit të pijshëm, ndërsa flitet për privatizim të ujësjellësit. Rritje jashtë norme taksave
komunale me 100%. Privatizime të dyshimta të tokave publike, ku miliona euro janë kthyer në
mijëra. Zhdukje e atmosferës festive, ku qyteti ka humbur dritën, gjallërinë dhe karakterin e vet
urban. Prishja e stadiumit të qytetit pa rindërtim, duke shuar një pjesë të shpirtit sportiv të
tetovarëve. Parkingje të paguara dhe “merimanga” që gjobisin qytetarët, në vend të zgjidhjeve
reale.
Këto janë shenja të një keqqeverisjeje që ka lodhur qytetarët dhe ka zbehur identitetin e Tetovës.
Monopoli vendi që nuk duhej prekur
Një plagë e hapur për çdo tetovar mbetet shitja e vendit të Monopolit, ku gjatë Luftës së Dytë
Botërore janë burgosur, keqtrajtuar dhe masakruar mbi 10 mijë shqiptarë.
Sipas dëshmive të historianëve dhe komunitetit në diasporë, ky vend është simbol i qëndresës
shqiptare.

Shitja e tij për interesa private është cilësuar si akt i turpshëm dhe i pafalshëm.
Shqiptarët nuk bëjnë tregti me varret e të parëve të tyre – dhe as nuk mund të heshtin përballë një
tradhtie të tillë historike.
Koha për bashkim dhe kthim të dinjitetit
Tetova nuk meriton nënshtrim, por ringritje.
Nuk meriton aleanca të fshehta me ata që dikur i mohuan gjuhën dhe identitetin shqiptar.
Në këtë frymë, më 19 tetor, çdo votë është një votë për dinjitetin dhe të ardhmen e qytetit.
Tetovarët duhet të jenë të bashkuar, të lënë mënjanë inatet dhe të zgjedhin zhvillimin,
transparencën dhe krenarinë.
Tetova ka nevojë për duar që ndërtojnë, jo për duar që shesin.
Ka nevojë për Bajram Rexhepin, për një Tetovë që i rikthen vetes nderin, dinjitetin dhe shpresën.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com