Më 30 shtator 2025, rreth orës 20:00, në Tetovë, policia ka arrestuar Ç.B. (34) pas një denoncimi se ai kishte hyrë me forcë në banesën e ish-partneres së tij 41-vjeçare dhe kishte kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj.

Sipas SPB Tetovë, i dyshuari është privuar nga liria dhe mbajtur në stacionin policor. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal përkatës.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume