Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), z. Menduh Thaçi, sonte zhvilloi një takim të rëndësishëm me strukturat partiake të degës së PDSH-së në Bogovinë.
Gjatë bashkëbisedimit, z. Thaçi falënderoi aktivistët dhe anëtarët për angazhimin e tyre të palodhshëm dhe theksoi rëndësinë e organizimit të fuqishëm në terren në këtë periudhë vendimtare për të ardhmen politike të vendit.
“Bogovina ka qenë dhe mbetet një shtyllë e fortë e PDSH-së. Mobilizimi juaj është garanci për suksesin tonë të përbashkët,” u shpreh Thaçi para të pranishmëve./TS
Mgid