Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të premte një 49-vjeçar, i cili akuzohet se ka kultivuar bimë narkotike në Kosovë.

Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 69”, është arrestuar Oltion Shehu, 49 vjeç, i lindur në Tepelenë, shkruan Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

Sipas raportimeve, 49-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata Themelore e Gjakovës, në muajin shkurt 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”.

Ndërkohë, Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 49-vjeçarit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume