Pamjet e publikuara nga “TMZ” kanë ndezur rrjetin – fansat të bindur se mes tyre ka më shumë se miqësi.

Prej disa ditësh po qarkullojnë zëra për një lidhje të mundshme mes reperit të famshëm Eminem dhe stilistes shqiptare me karrierë ndërkombëtare, Katrina Malota.

Së fundmi, këto thashetheme janë bërë edhe më të forta pasi në rrjet po qarkullon një video e publikuar nga “TMZ”, ku dyshja shihet për herë të parë bashkë. Në pamje, reperi legjendar dhe stilistja shqiptare shihen duke dalë nga një restorant i njohur në Detroit dhe më pas duke u futur në të njëjtën makinë.

Pamjet janë bërë virale brenda pak orësh, me fansat që komentojnë se kimia mes tyre është mëse e dukshme.

Sipas burimeve pranë mediave amerikane, Marshall Mathers (emri i vërtetë i Eminem) dhe Katrina janë bërë dukshëm më të afërt në muajt e fundit, pas një bashkëpunimi të gjatë profesional në skena, koncerte dhe xhirime videoklipesh.

Katrina Malota është një stiliste dhe make-up artiste shqiptare që ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në industrinë muzikore ndërkombëtare. Ajo ka punuar me emra të mëdhenj si Snoop Dogg, Robin Thicke dhe 50 Cent. Pavarësisht suksesit, ajo ka zgjedhur të ruajë një profil të ulët publik — njësoj si vetë Eminem, i cili rrallëherë flet për jetën e tij private.


Burime të afërta me ta kanë treguar për “TMZ” se marrëdhënia mes tyre nisi si miqësi profesionale, por “me kalimin e kohës, ata u afruan në mënyrë natyrale”.

As Eminem dhe as Katrina nuk kanë komentuar ende për thashethemet, duke lënë publikun të spekulojë nëse bëhet fjalë për një romancë të re apo thjesht një bashkëpunim të ngushtë pune.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com