Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ka reaguar pas paraqitjes së mbetjeve plastike në lumin Vardar, duke theksuar se shkaku kryesor i këtij problemi është niveli i pakënaqshëm i shërbimeve komunale, sidomos në zonat rurale.

Sipas Ministrisë, në këto zona janë të pranishme deponi ilegale, për pastrimin e të cilave përgjegjëse janë njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe inspektoratet komunale.

Nga Ministria e Mjedisit Jetësor shtojnë se në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror për Mjedis Jetësor, po punojnë për ndryshimet e Ligjit për mbikëqyrje inspektuese, me qëllim krijimin e një sistemi më efikas kontrolli në fushën e mjedisit ndërsa apelojnë deri tek komunat, ndërmarrjet publike si dhe qytetarët që të tregojnë përgjegjësi dhe të veprojnë së bashku për ruajtjen e pastërtisë së lumenjve dhe rrjedhave ujore.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com