Një shtetas zviceran ka humbur jetën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas Policisë së Kosovës, viktimës iu kishte përkeqësuar gjendja shëndetësore dhe të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore, por fatkeqësisht ka humbur jetën.

Bazuar në informacionet e organeve të rendit, rasti kishte ndodhur të mërkurën rreth orës 21:00.

“Është raportuar se një mashkull shtetas zviceran, i cili ka qenë duke pritur për të udhëtuar për në Zvicër, i është keqësuar gjendja shëndetësore i është ofruar ndihma mjekësore, por pastaj ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com