Ditën e së hënës ka vdekur artisti dhe regjisori nga Ferizaj, Kushtrim Asllani.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në rrjete sociale, nga këngëtari, Mentor Haziri, raporton Klankosova.tv.

I njëjti u shpreh se lajmin për vdekjen e tij i ka tronditur të gjithë.

“Kushtrimi djali dajes na la e na tronditi te giitheve sot.

Nje djale shembullor, nje artist e regjisor me nje kontribut te madh ne teatrin e Ferizajit e komunitetit tone artistik ne qytet e me gjere, nje djale qe na donte te gjitheve e qe pritke me ardh me na pa ne pranverë.

Te pushofte shpirti ne parajsë Kusha”, ka shkruar Haziri.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume