Dy ditë para zgjedhjeve lokale, kandidati i pavarur për Kryetar të Komunës së Gostivarit,
Visar Ademi, u drejtua me një apel të hapur ndaj qytetarëve për të përdorur të drejtën e
tyre kushtetuese për të votuar dhe për të zgjedhur të ardhmen e qytetit.
Në paraqitjen e tij, Ademi thekson rëndësinë e pjesëmarrjes aktive në zgjedhje dhe pyet
qytetarët:
“A jemi më mirë se tetë vite më parë kur mendojmë për mbeturinat, qentë endacakë,
korrupsionin, ekonominë dhe perspektivat për të rinjtë tanë?”
Ai shton se nëse qytetarët nuk kanë përjetuar përmirësime, është koha për ndryshim të
vërtetë dhe për një udhëheqës që punon për qytetin dhe jo për interesat e një partie të
caktuar.
Ademi premton angazhim të plotë për të zgjidhur problemet më urgjente të komunës,
duke filluar nga pastrimi i qytetit dhe fshatrave, menaxhimi i qentëve endacakë, lufta
kundër korrupsionit dhe forcimi i ekonomisë lokale për të siguruar vende pune të
paguara mirë për të rinjtë.
Ai thekson gjithashtu se çdo vit do t’i kërkojë qytetarëve vlerësim të punës së tij dhe do
të japë dorëheqje nëse ata nuk e miratojnë punën e tij, duke theksuar rëndësinë e
politikës së ndershme dhe të përgjegjshme.

2 #meVisarin 2025
Ademi përfundon apelin e tij me mesazhin:
“Le ta pastrojmë Gostivarin së bashku dhe ta kthejmë pushtetin në duart e qytetarëve.
Koha për ndryshim është tani. Së bashku jemi më shumë – së bashku do të fitojmë për
Gostivarin!”

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com