Fitorja e 19 tetorit ishte kthesa e madhe në komunat shqiptare. Nga Çairi e Saraji, te Haraçina, Zhelina e Tearca shqiptarët folën me një zë, zërin që zgjodhi shpresën dhe punën në vend të mashtrimit.

Që atë ditë, fryma e ndryshimit po rritet përditë nga Tetova në Dibër, nga Bogovina në Bërvenicë, nga Struga në Studeniçan e deri në Dollnen. Më dy nëntor, shqiptarët do ta përmbyllin këtë kapitull me krenari, duke vulosur me votë besimin se ky vend mund të drejtohet ndryshe, me punë e përgjegjësi.

Në Tetovë, Bilall Kasami është shembulli i një udhëheqjeje që punën e ka mision. Në Bogovinë, arkitekti Feti Abazi po shtron themelet e një politike të re. Në Bërvenicë, Haqim Ramadani po e fiton zemrat e njerëzve me thjeshtësi dhe ndershmëri. Në Dibër, Fisnik Mela po sjell frymën e qytetarisë dhe të politikës me karakter. Në Strugë, Mendi Qyra po bashkon qytetin me qetësi e besim. Në Studeniçan, Azem Sadiku mishëron përvojën, besimin dhe afërsinë me njerëz. Në Dollnen, Blerim Islami po frymëzon të rinjtë se koha e mundësive dhe shpresës është tani.

Kjo është vala e re që po bashkon shqiptarët në gjithë vendin.
Shqiptarët e kanë thënë fjalën e tyre dhe ajo fjalë VLEN.
Dhe më 2 nëntor, ajo do të buçasë më fort se asnjëherë.
Një Zë që VLEN për numrin 7.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume