Me dy plagë, në krahun e majtë dhe të djathtë, por jashtë rrezikut për jetë – kjo është gjendja e mjekut Zekirija Shahinit, i cili këtë pasdite u plagos me armë zjarri në Kumanovë.

Detajet për gjendjen e tij shëndetësore   ka bërë të ditura drejtori i Klinikës për traumatologji, ortopedi, anestezion, reanimin, mjekim intensiv dhe qendrës urgjente, Igor Merxhanovski.

“Pacienti i moshës 43-vjeçare është sjell në Klinikën për TOARMIQU me plagë në krahun e majtë dhe në krahun e djathtë. Është jashtë rrezikut për jetë. Janë bërë të gjitha përndjekjet e nevojshme dhe pacienti është transferuar në Klinikën për kirurgji plastike dhe rikonstruktim për trajtim të mëtejm”, tha Merxhanovski.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume