Futbollisti i njohur Edon Zhegrova ka surprizuar nënën e tij, Sanije Zhegrovën, me një dhuratë speciale.
Ishte vet Sanije Zhegrova që postoi në profilin e saj në Instagram se djali i tij i kishte blerë një orë “Patek Philippe”, një ndër markat më prestigjioze në botë.
Kjo orë është një nga modelet më të kërkuara dhe më elegantë të linjës “feminine” të Patek Philippe, çmimi i së cilës mund të shkojë deri në 60,000 euro, në varësi të vitit të prodhimit dhe gjendjes.
Reagimi i plotë i saj, pa ndërhyrje:
Sot ishte nje dite qe do ta mbaj mend gjate. Nje dite plot emocione, krenari dhe dashuri. Djali im me surprizoi me nje dhurate te jashtezakonshme – nje ore Patek Philippe. Jo per vleren materiale qe ka, por per ndjenjen dhe mesazhin qe ajo mbart. Te shoh femijen tim te rritur, mirenjohes dhe plot respekt, eshte dhurata me e çmuar qe nje nene mund te marre.
Faleminderit djali im qe me ben te ndjej sa shume vleresohem dhe sa shume dashuri mbjell çdo dite ne jeten time. Kjo ore do te jete me shume se nje aksesor – do te jete kujtimi i nje ndjenje te paster, te sinqerte dhe te perjetshme midis nje nene dhe djalit te saj.
Uroj me gjithe zemer qe çdo nene te kete mundesine te perjetoj nje moment te tille dashurie e mirenjohjeje nga femijet e saj. Sepse nuk ka dhuratë me te bukur se te ndihesh e vleresuar per dashurine dhe perkushtimin qe i ke dhene femijeve te tu.
Ju dua pa fund Edon, Erblin dhe Valza!
View this post on Instagram