Më 26.11.2025, rreth orës 11:40, në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria M.K. (31) nga Shkupi, pas një denoncimi të bërë më herët nga bashkëshortja e tij 30-vjeçare, me të cilën ai ndodhet aktualisht në procedurë shkurorëzimi.

Sipas njoftimit të policisë, gruaja ka raportuar se ai i kishte drejtuar kërcënime, çka ka bërë që organet e rendit të ndërhyjnë menjëherë dhe ta arrestojnë të dyshuarin për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Personi është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar dhe janë mbledhur provat e nevojshme. Nga SPB Shkup bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet dhe dorëzohet kallëzimi penal përkatës në Prokurorinë Publike.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume