Më 16.11.2025, rreth orës 10:40, në SPB Tetovë është raportuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në kryqëzimin e bulevardit “Vidoe Smilevski Bato” me rrugën “29 Nëntori” në Tetovë.
Në aksident janë përfshirë një automjet i tipit “Mercedes”, me targa të Tetovës, i drejtuar nga M.F. (33) nga fshati Pallçisht i Poshtëm, dhe një automjet i tipit “BMW”, po ashtu me targa të Tetovës, i drejtuar nga Xh.J. (64) nga Tetova.
Si pasojë e përplasjes:

Drejtuesi i BMW-së ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Drejtuesi i Mercedesit ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës.

Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga ekipi inspektues i SPB Tetovë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të aksidentit.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume