Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Kotë, në Bashkinë Selenicës të Shqipërisë.

Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe, për shkak të afërsisë me zonën e banuar, rrezikojnë edhe shtëpitë.

Për shuarjen e zjarrit dhe për të ndihmuar në përballimin e situatës, në zonë kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse nga Vlora, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe për të shmangur përhapjen e tyre drejt banesave.

Ndërkohë, vijon ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume