Në urimin e tij me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë – lideri shqiptar Ali Ahmeti ka përcjellë mesazhe uniteti, përkushtimi kombëtar dhe orientimi drejt integrimit evropian informon Tetovasot.
Ahmeti theksoi se shqiptarët kudo që ndodhen kanë detyrim moral e kombëtar të kontribuojnë me vepra dhe përkushtim për të ardhmen e përbashkët. Ai rikujtoi se qëllimi strategjik është anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030, si dhe forcimi i partneritetit me SHBA-në dhe BE-në për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës.
Në mesazhin e tij, Ahmeti u ndal edhe te barazia në Maqedoninë e Veriut, integrimi evropian i vendit, si dhe kujdesi i vazhdueshëm për shqiptarët në Luginë të Preshevës, Mal të Zi dhe diasporë.
“Shqiptarë të mi të dashur, Shqipërisë i qofshim falë. Gëzuar Ditën e Flamurit dhe të shpalljes së pavarësisë, e përjetshme qoftë Shqipëria. Rroftë kombi ynë, rroftë Shqipëria, lavdi dëshmorëve të kombit!”, përfundoi Ahmeti në urimin e tij.Ts