Më 28 nëntor 2025, rreth orës 09:40, në Vendkalimin Kufitar Bllacë e Poshtme, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria D.M. (29) nga Republika e Kosovës.

Gjatë kontrollit rutinë në hyrje të shtetit, është konstatuar se ai figuron me masën “arresto”, sipas kërkesës së Sektorit për Bashkëpunim Policor Ndërkombëtar – Interpol. Pas konstatimit, i dyshuari është ndaluar dhe më pas është dorëzuar te zyrtarët e Interpolit për procedurë të mëtejshme.

Autoritetet po vazhdojnë veprimet sipas protokolleve ndërkombëtare të bashkëpunimit policor.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume